Ka ardhur reagimi i parë nga opozita pasi maxhoranca votoi me 75 vota pro, ligjin për shembjen e Teatrit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi shkruan në Facebook se ky votim dëshmon degradimin moral dhe politik "të tufës" mazhoritare.

POSTIMI I DEPUTETIT

PARLAMENTI QE HA TURPIN ME KARTONA

Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.

Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.

Tani po e ripërtypin dhe me kartona.

Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.

Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.

Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit.

Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti.

Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!