Situata e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë është rënduar, pasi në 10 ditët e fundit shifrat e të prekurve dhe viktimave kanë ardhur në rritje.

Në 10 ditëshin e fundit të qershorit janë regjistruar 20 viktima dhe 744 të infektuar, ç’ka e bën bilancin e kësaj periudhe, më të rëndin që nga nisja e pandemisë në fillim të marsit.

Opozita ka akuzuar qeverinë se nuk ka menaxhuar siç duhet lirimin e masave dhe se ka kthyer QSUT dhe qendrat shëndetësore në vatra përpjeje të virusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se këto akuza janë “armë për ta përdorur në sulmin politik të ditës”. Në një status në Facebook ajo shkruan se strategjia jonë drejtohet nga ekspertët “më të mirë të shëndetit publik në vend”.

Ajo thekson se vetëm 20% e kapacitetit të shtretërve të vëna në dispozicion janë të zënë në spitale dhe se “numri i fataliteteve për një milion banorë, është shumë më i ulët se sa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe i dyti më i ulët ndër vendet e rajonit.”

“Protokollet tona aktuale të survejancës janë të bazuara tërësisht në udhëzimet e OBSH dhe ECDC. 90 përqind e rasteve të dyshuara izolohen dhe konfirmohen brenda 48 orëve.” – shkruan Manastirliu.

Ministrja nënvizon se strategjia jonë ka rezultuar e suksesshme dhe shton se raportimet për situatën vijojnë të kryhen në mënyrë transparente.

POSTIMI I MANASTIRLIUT: