23 qershor 2015 

Ora 15:15 – Kanë mbetur dhe 52 kuti për t’u numëruar, ose 16.77 % e kutive në total që të shpallin fituesin për Durrësin

Në 258 kuti të numëruara deri më tani, ka një diferencë prej 11947 votash në avantazh për kandidatin e majtë Dako.

Vangjush Dako 46414 vota (57.38 %), Grida Duma 34467 vota (42.62 %).

Ora 14:00 –  240 kuti të numëruara nga 310 në total, avantazhi vijon të qëndrojë nga ana e socialistit Dako, me një diferencë prej 10932 votash kundrejt Dumës.

Vangjush Dako 43172 vota (57.24 %), ndërsa Grida Duma 32240 vota (42.76 %).

Ora 13:00 – 220 kuti të numëruara, diferenca e votave 10190 në avantazh për Dakon.

Vangjush Dako ka marrë 39384 vota (57.42 %), ndërsa Grida Duma 29194 (42.58 %)

Ora 12:00 – Nga 211 kuti të numëruara, diferenca shkon në 10035 vota në avantazh për Dakon.

Vangjush Dako ka marrë 37899 vota (57.62 %), ndërsa Grida Duma 27864 vota (42.37%)

Ora 09:00 – Nga 207 kuti të numëruara, ka një diferencë prej 10126 votash në avantazh të Dakos.

Vangjush Dako ka marrë deri më tani 37384 vota, ndërsa Grida Duma 27258 vota.

Ora 01:00 – Nga 186 kuti, Dako mori 33.585 vota, ndërsa Duma 24.312 me diferencë 9273.

Ora 00:05 – Gjysma e kutive të hapura deri tani e rrit avantazhin e Dakos kundrejt Dumës. Në 161 kuti nga 310 kryebashkiaku aktual ka marrë 29.273 vota, ndërsa Duma 21.403 vota, me diferencë 7.870 mes tyre.

Ora 21:00 – Numërohen 6454 vota avantazh të Vangjush Dakos kundrejt Grida Dumës.

Socialisti në 128 kuti ka 23843 vota, kundrejt 17.389 të demokrates Duma.

Ora 20:00

Shkon mbi 6 mijë diferenca mes Dakos dhe Dumës. Kandidati i majtë ka arritur në shifrat e 22.348 votave përballë 16.257 të kandidates së djathtë, Grida Duma. Aktualisht, jane numëruar 119 kuti nga 310 gjithsej.

 

 

 

Në përditësim…

 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/