Kreu i degës së PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferraj, ka publikuar një video në faqen e tij në “Facebook” nga rruga kryesore që i është nënshtruar rikonstruksionit te Tatimet, pas reshjeve të dendura që ranë gjatë mëngjesit.

Xhaferraj thotë se para 5 ditësh Bashkia pastroi kanalet kulluese dhe të ujërave të zeza, e sot pas shirave tregohet sipas tij, se Durrësi është katandisur më keq se vende në gjendje lufte…

STATUSI NGA XHAFERRAJ

Para 5 ditesh Bashkia pastroi kanalet kullues dhe te ujerave te zeza. Sot rane 10 minuta shi…

Keto pamje dhe gjendja e renduar e qytetareve te bllokuar, ne pamundesi te nxjerrin femijet nga shkollat, jane rezultat i keqqeverisjes 13 vjecare te Bashkise me te korruptuar te vendit. Ky skandal me i fundit dhe i neveritshem na rikujton se Durresi eshte katandisur me keq se vende ne gjendje lufte.

Ky eshte Durresi i Dakos, Celes dhe Rames.