Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm të dialogojë me opozitën, por ky dialog shtoi ai, duhet të bazohet në disa argumente që i shërbejnë demokracisë.

Ai pohoi se opozita ka si argument e ide sharjet dhe ofendimet, pasi ndodhet përpara dëshpërimit dhe frikës për reformën në drejtësi.

Shefi i qeverisë foli edhe për shit-blerjen e votave, ndërsa shigjetoi kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin duke thënë se ajo duhet të ishte sot e para në ferr për këtë fenomen.

“Kurrë s’më ka ardhur për shtat të flas për kundërshtarët në gjuhë të huaj. Kjo opozitë e ka lënë prej kohësh rolin e sfidantit kryesor të qeverisë. Për program kanë sendet se si futen në Kuvend për të qëlluar dhe ide shpifjet e sharjet.

Siç ka ndodhur edhe shumëherë, që të tërheq ne batak dhe të bën si vetja. Opozitën e pranojmë pa kushte dhe tentojmë tua plotësojmë kushtet që të jenë më mirë. Opozita ka folur shumë më shumë se sa maxhoranca qeverisese.

Kemi qenë dhe do të jemi gati të dialogojmë për gjithçka që i shërben demokracisë në vend. Fatkeqësisht ata e dinë se humbjet në zgjedhjet vendore. Sovrani nuk është ai që del në rrugë, por ai që gjykon. Kjo logjikë nuk e pranon bota demokratike.

Nuk do lejoj që vendi i fëmijëve të tyre të behët një territor i pa qeverisur. Kanë humbur edhe arsyen nga dëshpërimi është edhe me drejtësinë e re që po vjen.  Sa për blerjen e votave nuk e fsheh dot, që kur shoh Monikën që i thërret zotit që të mbrojnë Shqipërinë nga blerësit e votave them se i plotfuqishmi nuk merret me zgjedhjet, sepse po të ishte kështu, Monika sot  do të ishte e para që do të shkonte në ferr për shitblerjen e votave.”, tha ai.