Në një konferencë për shtyp, deputeti Lefter Maliqi ka zbuluar arsyet e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro, vetëm tre muaj pasi kishte marrë detyrën. 

Sipas Maliqit, Enton Duro u shkarkua nga Tatimet se nuk mbajti premtimin për të nxjerrë administratën në votime më 30 qershor. Deputeti deklaroi se ai u shantazhua që të çonte administratën në votime, por punonjësit nuk pranuan të shkonin.

“Edhe shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve ka të bëjë me mosmbajtjen e premtimit, u shantazhua që administrata të shkojë në votime, por nuk shkoi. Po kapen të gjitha institucionet, po shkojmë drejt diktaturës”, tha Maliqi.