Shkarkimi i Metës, Gjermeni: Qeveria do e çojë deri në fund këtë proces

11/07/2019 - 19:12

Ditën e sotme, Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, zhvilloi mbledhjen e tij të parë.

Lidhur me shkarkimin e Metës, deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, është shprehur se mazhoranca do e çojë deri në fund këtë proces.

Gjermeni tha në “Abcnews”  se mazhoranca do që të gjithë të kuptojnë që Kushtetuta është e paprekshme dhe duhet respektuar.

 “Mendoj që fakti që një grup deputetësh firmosën dhe më pas u ngrit një Komision Hetimor, u votua nga pjesa më e madhe e deputetëve, mendoj që tregon një vullnet për t’i shkuar deri në fund këtij procesi faktit që është shkelur apo jo Kushtetuta. Faktit që me çdekretimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe me dekretimin e një date tjetër siç ishte 13 Tetori, të gjitha këto të shikohen në kontekstin e Kushtetutës, në kontekstin e përgjegjësive që ka Presidenti, detyrave që ka ai, çfarë i lejon dhe nuk i lejon Kushtetuta. Ju e thatë që ndodh për herë të parë. Këtë vit kemi shumë gjëra për herë të parë, kemi djegie mandatesh për herë të parë, kemi mosmarrje pjesë në zgjedhje, kemi çdekretim të zgjedhjeve në mes të fushatës. Mendoj që i gjithë vullneti politik i mazhorancës dhe jo vetëm është që ky proces të shkojë deri në fund dhe të nxjerrë mësime për faktin që nëse flasim për një kuadër institucional, ligjor, për Kushtetutën, të gjitha këto janë të paprekshme dhe duhen zbatuar nga të gjithë”, tha Gjermeni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në Kishën e Shën Kollit në Pilur, në Himarë.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës vijon të mbetet e rënduar, teksa radha e automjeteve që presin të kalojnë në shtetin grek, është m

Kreu i Departamentit për Pushtetin vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, përmes një statusi në rrjete sociale komenton situatën kritike të

Partia Demokratike në Shkodër ka deklaruar se stafi mjekësor në spitalin e këtij qyteti, është infektuar në masë me Covid-19.

Rradhët kilometrike 5 ditore në Kakavijë kanë qenë ndër lajmet kryesore ditët e fundit.

Ministri i shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishte sot në Shijak ku së bashku me kryetarin e bashkisë Elton Arbana inspektuan punimet

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi i përgjigjet socialistit Taulant Balla, i cili kërkonte hetim për videot e publikuara nga ish-depu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me videon e shpërndarë nga ish-deputetja e PD, Oriol

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në Facebook se me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufita

Partia Demokratike ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kakavijë, ku një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç.