Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Për ‘’ABC News’’, bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore theksoi se "shkarkimi i saj nuk varet nga dëshira e disa individëve, por se duhen vota për ta bërë këtë gjë".

Deputeti Korab Lita deklaroi nëpërmjet një postimi në Facebook se ka pranuar propozimin e disa deputetëve të Grupit Parlamentar Demokrat për t’i drejtuar në seancat plenare.

Duket se brenda grupit kanë nisur të thellohen mosmarrëveshjet.