Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar shkarkimin nga detyra të komandantit të rojes bregdetare, Artur Meçollari, pasi lejoi një ceremoni celebrimi në anijen ushtarake.

Me ironi Manjani shkruan se mbrojtja që bën ushtaraku i lartë i Forcave Detare për anijen luftarake, të cilën thotë se e bënë si zuskë, është se ka qenë porosi nga Ministria e Mbrojtjes.

POSTMI I MANJANIT

Mbrojtja që i bën vetes ushtaraku i lartë i Forcave Detare për anijen luftarake, të cilën e bënë si zuskë, është se “ka qenë porosi nga Ministria e Mbrojtjes”.

Kulmi!

Pikërisht për këtë arsye ky zotëri nuk mund të jetë jo në atë detyrë të lartë, por as pjesë e Forcave të Armatosura. Ka zbatuar ose ka lejuar zbatimin e një porosie haptazi jashtë zinxhirit komandues dhe për më tepër për qëllime private.

Dhe kur këto qëllime private çojnë në bërjen si zuskë të një anije lufte, dëmi është edhe më i rëndë. Ligjet e detit, për më tepër të mjeteve luftarake detare janë tepër strikte.

Kjo është llogjika normale bazuar në ligje për këtë çështje.