Shkarkohen 150 drejtorë shkollash, në shënjestër edhe të tjerë

06/12/2013 - 12:09

6 dhjetor 2013 - Ashtu siç edhe pati paralajmëruar para zgjedhjeve të 23 Qershorit, mazhoranca në pushtet ka nisur  aksionin për çlirimin e institucioneve arsimore nga militantët e Partisë Demokratike. Qeveria “Rama”,  tre muaj pas konstituimit, ka nisur fshesën në institucionet arsimore, duke shkarkuar drejtorë te shkollave  te mesme dhe ato nëntëvjeçare. Sipas burimeve, gjatë dy ditëve të fundit, janë shkarkuar mbi 150 drejtorë shkollash të mesme dhe nëntëvjeçare, me argumentin se janë emëruar në shkelje të nenit 55 të ligjit për arsimin parauniversitar si dhe janë përfshirë në veprimtari politike. Drejtorët e shkarkuar janë skeduar gjatë fushatës elektorale si arkitektët e politizimit të arsimit, ku me urdhër të drejtuesve të PD, ata rreshtuan me dhunë mësues dhe nxënës në mitingjet e Sali Berishës.

Në këtë kuadër, drejtorët e rinj të DAR, që në ditët e para të punës së tyre, kanë nisur shkarkimin e këtyre drejtorëve. Sipas burimeve, shkarkimi është vetëm faza e parë, pasi një pjesë e drejtorëve që kanë shkelur ligjin për arsimin parauniversitar do të shkojnë në prokurori. Ndërkaq, numri i drejtorëve që pritet të largohen shkon mbi 2 mijë në të gjitha shkollat e Republikës së Shqipërisë. Ata kanë shkelur nenin 32 pika 4 të ligjit për sistemin arsimor parauniversitar, i cili parashikon ndalimin e organizimit të veprimtarive partiake në institucionet e sistemit arsimo-parauniversitar. Po ashtu, drejtorët dhe nëndrejtorët janë emëruar në shkelje flagrante të ligjit për sistemin arsimor parauniversitar.

Titullarët e rinj të njësive arsimore vendore përkatëse, pritet të firmosin shkarkimin e drejtorëve, të cilët nuk kanë lidhje me arsimin. Në të gjithë Shqipërinë janë rreth 1500 shkolla 9-vjeçare dhe 380 shkolla të mesme. Kështu, numri i drejtorëve dhe i nëndrejtorëve të shkollave shkon disa mijë. Ndërkaq reforma do të ndërmerret në kuadër të depolitizimit të shkollës dhe ndarjes së saj nga partia e radhës në pushtet. 

 /sot news / 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike pas dy deklaratave për media, ku denoncoi se Ministria e Mbrotjes kishte dhënë një tender 1.5 milionë euro pa garë në

Edhe institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë qe po ka

Pas problemeve në sistemin e e-Albania, kryeministri Edi Rama shprehet se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria për p

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa shpërndan postimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, duke theks

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkon presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të zhbllokojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe lideri opozitar Lulzim Basha, kanë zhvilluar sot një video- konferencë, ku është diskutuar për çeljen e

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dhënë pa garë tenderin 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit.

Edhe sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook grafikun me kurbën e koronavirusit, ku Shqipëria renditet në vendet e fundit në

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka nisur sot një letër Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico lidhur me situatën

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka reaguar pasi Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali, ku situata nga pandemia ës