Shkrimtarja me origjinë shqiptare kandidon për kryeministre të Libanit

07/12/2019 - 16:21

Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) është një nga kandidatet për kryeministre të Libanit. Ajo ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa dekadave të fundit ishte larguar në ekzil në Kanada.  Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkencëtare në Universitetin e Albertas në Kanada.

Ajo konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale. Xhada Arnauti në një prononcim për INA ka konfirmuar se është propozuar për postin e kryeministrit pas tërheqjes së Sadi Haririt, i cili ka qenë një shënjestër të kritikave dhe sulmeve nga protestat që nuk po ndalen rrugëve të Libanit.

“Po është e vërtetë. Ditëve të ardhshme do të ju konfirmojë të ardhmen time se a do të jem kryeministre e Libanit”, theksoi për INA, Xhada Arnauti.

Ajo pranoi se ka origjinë të pastër shqiptare dhe se nuk heziton të flas për këtë, sepse nuk i ka harruar rrënjët që ka. Kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës dhe se ajo do të kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Bejrutit.  Siç mësohet nuk është vetëm Xhada Arnaut që identifikohet me Libanin, pasi që ishte edhe Pashko Vasa guvernator i Libanit në periudhën e perandorisë osmane (1883-1892).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, sa i takon zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u trans

Qeveria e Edi Ramës është krenuar se po e shëndosh sistemin energjetik në Shqipëri.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i pranishëm në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë ka kujtuar eksodin masiv të shqi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në qytetin e Durrësit, ka bërë thirrje që SPAK të h

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi atë që e quan harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale ndë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sot heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut në 552-vjetorin e tij

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të

Në një dalje për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka konsideruar lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, End

Pas denononcimit të Partisë Demokratike, se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi, duke e fshehur më pas

Partia Demokratike denoncoi sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytu