Shoqërimet tek Unaza e Re, Braimllari: Banda kriminale në pushtet bën këto lëvizje për të trembur banorët

10/10/2019 - 11:11

Nga drejtoria e policisë, ku banorë të Unazës janë mbledhur në protestë dhe kërkojnë lirimin e  të shoqëruarëve, ish deputeti i LSI, Endrit Braimllari u shpreh se Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re.

"Ka pasur një valë arrestimesh të pakuptimta të personave, të cilët vërtetë kanë më shumë se një vit që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre dhe shoqërohen dhe arrestohen nga policia në mënyrën më të turpshme. Ndërkohë ata të cilët vodhën mbi atë projekt, ata të cilët kalojnë në Parlament 13 milion euro për të marrë kredi për të shembur shtëpitë e banorëve janë ende të lirë.

Damian Gjiknuri bën karshillëk si Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Afrim Qendro rri nëpër zyrat e institucioneve lartë e poshtë dhe shijon pushimet nëpër resorte luksoze. Edi Rama bën shoë dhe tallet me qytetarët dhe nuk arrestohet. Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re. Këto bëhen thjesht për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tjera të qeverisë së Ramës, por skandali tek Unaza e Re është skandali dhe vjedhja më e madhe që i ka ndodhur ndonjëherë këtij vendi ndaj Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë të shpëtojë nga ky skandal sepse është i përfshirë drejtpërdrejtë ai dhe zyrtarët e partisë së tij.

Sot mesazhi që jep kjo qeveri është shumë i qartë. Banorët e thjeshtë, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre janë në arrest, u bëhet presion, dhunohen, ndërkohë ministrave, kryeministri, drejtorëve të përgjithshëm, të cilët kërkojnë të vjedhin në kurriz të qytetarëve, në kurriz të këtyre banorëve janë ende të lirë. Nuk mundet Edi Rama me kalimin në Parlament të disa ligjeve anti-kushtetues duke përdorur disa deputetë, të cilët shiten dhe blihen sipas interesave të tyre personal apo duke përdorur një Parlament ilegjitim  të trembë qytetarët e këtij vendi. Çdo vendim që ai Parlament ka marrë, qoftë mbi ligjin të dalë me 8 tetor është ilegjitim dhe ne do të marrim masat tona. Ajo çka është më e rëndësishme është që protesta do të vazhdojnë nëse Edi Rama ushtron presion mbi qytetarëve të këtij vendi."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama njofton se të hënën do të publikojë planin e një hapjeje shumë graduale të rrugës s

Nën drejtimin e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi është mbledhur sot konferenca e kryetarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një postim në “Facebook”, shkruan se jemi mes vendeve me riskun më të lartë dhe numrin

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili teksa ka publikuar mesazhin e mikut të tij, sportistit Florian Riza, deklaroi se në spitalin Infektiv

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me akuzat e kryeministrit Rama në adresë të opozitës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në mesnatë për të gjithë ndjekësit në rrjetin social ‘Facebook’ se 17 pacientë kanë fiyuar betejën kundër

Kyeministri Edi Rama është në një lidhje ‘Live’ në emisionin Open te Eni Vasilit në Top Channel ku po u përgjigjet disa pyetjeve në lidhj

Koordinatori për situatën COVID 19, Arben Ahmetaj deklaroi se brenda institucioneve qeveritare është duke u diskutuar paketa e dytë ekono

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se është krenare që mbikqyri në terren dhurimin e ndihmës së SHBA me pajisje mjekësore për person