Sot pas përfundimit të protestës tek Unaza e Re, policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin demokrat Klevis Balliu dhe disa protestues.

Menjëherë pas shoqërimit në polici të Balliut, shumë përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shkuar pranë zyrave të Drejtorisë të Policisë së Tiranës.

Përfaqësuesit e PD-së kërkojnë lirimin e Balliut dhe të protestuesve të tjerë, pasi shprehen se ata thjesht kanë demonstruar në mënyrë paqësore.