Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi është shoqëruar në Polici pas incidenteve në qendrat e KZAZ në Burrel.

Burime nga PD bëjnë të ditur se ndaj ish-deputetes së PD-së është bërë shoqërimi ditën e sotme nga forca të rendi ndërkohë që nuk i kanë komunikuar arsyet e këtij shoqërimi në polici.

Po ashtu mësohet se në Komisariat është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD-së Mat, Denisa Vata.