Shpalli kandidaturën për kreun e PS-së Durrës, Kërtusha shkarkohet përmes telefonit

11/09/2019 - 11:14

Drejtori rajonal i Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve të OSHEE-së Durrës, Ardit Kërtusha është shkarkuar nga posti që mbante prej prillit të këtij viti.

Sipas Kërtushës, shkarkimi është bërë përmes telefonit ndërkohë që nuk i është dorëzuar motivacioni për largimin e tij nga OSHEE-ja.

Kërtusha pretendon se shkarkimi i tij ka lidhje me takimet që ai ka organizuar me bazën dhe organizatat socialiste në Durrës pasi syon të përfshihet në garën për kreun e Partisë Socialiste dega Durrës, ndër më të rëndësishmet në vend.

Kujtojmë që në muajt në vazhdim, PS Durrës do të zhvillojë zgjedhjet në të gjitha strukturat e saj. Nga 16 shtatori deri më 10 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarët dhe sekretarët e 324 organizatave socialiste. Ndërsa deri më datë 7 dhjetor, PS-ja e Durrësit duhet të ketë zgjedhur kryetarin e saj, post të cilin aktualisht e mban Luan Zaza.

28-vjeçari Ardit Kërtusha nuk është një emër i panjohur në PS-në e Durrësit, pasi për një mandat 4-vjeçar, ai ka mbajtur postin e kryetarit të FRESSH Durrës si dhe postin e Drejtorit të Përgjithshëm pranë Këshillit të Qarkut Durrës për 5 vite me radhë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar sot një nismë të re që siç bëri të ditur do të shpallet në 22 nëntor.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një dokument, i cili sipas tij  tregon se Gjykata e Janinës k

Një ditë pas darkës së opozitës së bashkuar në Ishëm të Durrësit, kreu i PAA-së Agron Duka, mikpritësi i kësaj darke, rrëfen për DurrësLa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka analizuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, duke thënë se ky raport është sk

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar Presidentit të këshillit Evropian, Donald Tusk, medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, duke i shprehur

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë tha se momenti i hapjes në ne

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka mbërritur në Tiranë dhe do të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15.00.

Kryeministri Edi Rama propozon masa të reja për të luftuar korrupsionin.

Një qëndrim i ri ka dalë nga ana e opozitarëve.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është thirrur sot në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Integrimit.