Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një video, ku shihen Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit teksa po vijojnë me operacionet humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë.

“2850 pako ushqimore janë shpërndarë në vetëm pak ditë në familjet që jetojnë në çadra në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti”, shkruan ministrja.

Ajo shton se vijojn operacioni humanitar në ndihmë të kryefamiljarëve, pensionistëve dhe kryefamiljarëve.