Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka publikuar një video të Durrësit të përmbytur si pasojë e shiut intensiv.

Në videon e filmuar në lagjen 18, duket niveli i lartë i ujit që ka përmbytur rrugën si dhe automjetet.

Duke ironizuar, Duka shkruan se ky është Durrësi i shekullit të XXI ndërsa shtron pyetjen: A mban dikush përgjegjësi për këtë gjendje?