Do të mbahet të premten në Pogradec mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase.

Edhe pse ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, ajo u shty për t’u zhvilluar të premten në datë 15 dhjetor. 

Pas mbledhjeve të përbashkëta që qeveria “Rama” ka mbajtur me atë “Haradinaj”, në fundjavë do të ulet në tryezë me kabinetin e Zoran Zaevit. Më herët qeveria maqedonase ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Bullgarisë.

Ende nuk është publikuar axhenda e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, por njësoj si në rastin e takimit Shqipëri-Kosovë, ai pritet të jetë më shumë një gjest simbolik bashkëpunimi.