Pasi Shqipëria u pranua si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një postim në “Twitter”, Soreca shprehet se kjo është një ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj.

“Presim që të punojmë edhe më shumë së bashku, me adresimin e çështjeve rajonale e globale,” shkruan Soreca.

Postimi i Luigi Soreca:

Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Urime për zgjedhjen si anëtare e KS të OKB-së, për vitet 2022-2023.

Presim që të punojmë edhe më shumë së bashku, me adresimin e çështjeve rajonale e globale.

#Olta Xhaçka

#Shqipëria

#BE