Shqipëria do të kryesojë një mision ushtarak në Irak

11/12/2019 - 14:24

Shqipëria pritet të jetë kryesuese e një misioni ushtarak në Irak në vitin 2020. Propozimi u miratua nga ministrat e Mbrojtjes të vendeve të A5, të cilët ishin në Tiranë në mbyllje të kryesimit nga Shqipëria të iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut për vitin 2019.

Në konferencën për shtyp me Zëvendës Asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Znj. Laura Cooper, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se diskutimet me homologët e rajonit u përqëndruan në sfidat e sigurisë në kuadër të bashkëpunimit në NATO.

Xhaçka: Sigurisht, që diskutimet tona u fokusuan edhe në situatën aktuale të sigurisë që po kalon rajoni ynë, sfidat e sigurisë me të cilat përballemi të gjithë, por edhe mënyrën sesi të gjithë ne mund të intensifikojmë kontributin tonë për sigurinë kolektive të NATO-s duke marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Aleancës.

Ndërkohë zyrtarja e SHBA tha se vendet e rajonit të Ballkanit kanë kapacitetet e duhura për të kontribuar në sigurinë globale përmes edhe angazhimeve konkrete në operacione ushtarake.

Cooper: Kemi fokusuar diskutimet tona bazuar në atë përvojë se ku këto 5 vende mund të promovojnë sigurinë nëpërmjet bashkëpunimit rajonal duke forcuar kapacitetet dhe me anë të dhënies së kontributit të përbashkët në operacione ndërkombëtare. 

Ministrat e Kartës së Adriatikut A5 kanë nënshkruar edhe një deklaratë zyrtare në përfundimit të ministerialit të mbrojtjes duke marrë një sërë angazhimesh të përbashkëta me në fokus sigurinë.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e emisionit "Opinion" ka deklaruar emrat e atij që ai i konsideron "armiq".

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo aludim për një marrëveshje të fshehtë Rama – Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” për marreveshjen PD-PS për reformën zgjedhore.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë në Lezhë në një takim me strukturat ku ka shpërndarë dhe karta an

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e T

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla se do

Kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti Ulsi Manja, komentoi disa prej vendimeve të bujshme të organeve të drejtësisë, që kanë liruar nga

Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit.

Pas shumë debatesh, Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend për rishikim të Paketës Antishpifje.

Ish-ministrja e Integrimit e LSI-së, Klajda Gjosha e ka cilësuar dërgimin për opinion të Paketës Anti-Shpifje në Komisionin e Venecias ng