"Shqipëria e para në listën e krimit", Paloka: Rama si klloun bën foto me personalitete

Postuar: 12/07/2018 - 13:23

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me raportin vjetor të Antidrogës Italiane të publikuar nga Zëri i Amerikës, ku Shqipëria rezultonte vendi i origjinës.

Në një status në Facebook, Paloka shkruan se ky është imazhi që Rama i ofron Evropës për Shqipërinë, ndërkohë që merr ministrin e Brendshëm me vëllain kryetrafikant për ta nxjerrë ne foto me Merkel.

STATUSI I PLOTË

“Forca e krimit” ne majat e saj.
Ndërkohë qe klouni kryeministër fut kokën e tij dhe te Xhafajt neper foto me personalitete te botes demokratike ne Bruksel, Shqipëria vazhdon te renditet e para ne listat e zeza te krimit.
Jo me larg se dje, “Zëri i Amerikës” bënte publik raportin vjetor te Antidrogës Italiane ku Shqipëria rezulton vendi i origjinës për marijuanen qe ka pushtuar Italine dhe Evropën. 90 ton te kapura ne Itali vetëm per vitin 2017.
“Shqiptaret zënë vendin e pare ne rrjetet kriminale te huaja te narkotrafikut” -thotë raporti sipas VOA.
2 mije shqiptare janë arrestuar ne Itali vetëm gjate vitit 2017 per trafik droge.
Po nuk mjaftohet me kaq , sipas raportit “grupet kriminale shqiptare te lidhura me Ndragheten, kane rol kyc ne trafikimin e kokaines…”
Po raporti i Antidroges Italiane i jep pergjigje dhe propagandes shterpe te “Rilindjes” qe eshte perpjekur si ne cdo gje tjeter, te paraqese nje tjeter realitet duke deklaruar se gjate qeverisjes se PD ka qene e njëjta situatë.
Raporti vlereson se 94 rastet e raportuara te trafikimit te droges jane me te lartat ne dekaden e fundit, nderkohe qe vlera me e ulet shenoheh ne 2011 me 49 raste”
Ky është imazhi që Edvin Rama i ofron Evropes per Shqipërinë ndërkohë qe merr ministrin e brendshem me vëllain kryetrafikant, ne burg ne Itali, për ta nxjerrë ne foto me Merkel qe t’ju a servire shqiptareve si kredenciale për qeverinë e tij.
Po tashme boja i ka dale me kohe dhe parate e droges, mund te blejne heshtje ambasadoresh por nuk mund te sherbejne per te mashtruar gjithe perendimin.

Kllounit te krimit po ja numerojne ditet dhe oret..   

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur akuzave të ish-eurodeputetes Doris Pack, e cila prej disa ditësh ka rreshtuar një

   Në videon e mëposhtme do të shihni se si shefi i policisë në Babrru dhunon një minoren dhe më pas qëllon dhe tërheq nga bluza një qyte

   Cili do të jetë aksioni opozitar nëse kryeministri Rama do të vijojë të mbajë pushtetin është pyetja që lind pas paralajmërimeve të fo

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ka qenë i ftuar kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa përballë tij kanë qenë gazetarë e analis

Opozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-​ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me q

Mes mjekëve të arrestuar në Shkoder është edhe kardiologu Luan Dragusha.

Në pritje të fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400  kV Elbasan-Manastir, Shqipëria dhe Maqedonia ndërmarri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në ndryshimin e gjendjes në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në Konferencën Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PP

Ka ndërruar jetë pasditen e djeshme ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-prefekti i Elbasanit, Durim Hushi, në moshën 65-vjeçare.