Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Meta shkruan në Facebook se Shqipëria do të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së në 2020 e se për vendin tonë, diçka e tillë është arritje dhe përgjegjësi e madhe.

"Takim shumë konstruktiv me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella. Kryesimi i Rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe. Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE. Kemi besim te mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.", shkruan Meta.