Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet për një vizitë në Berlin të Gjermanisë, aty ku ka takuar parlamentarë të ndryshëm të Bundestagut.

Mediu shkruan në rrjete sociale se ka takuar shumë parlamentarë të CDU dhe SPD, të cilët, i ka njohur me situatën në Shqipëri. Sipas tij, në Shqipëri është shkatërruar pluralizmi politik dhe janë vjedhur votat.

STATUSI I PLOTË

Gjatë pritjes së takimit të Berlinit, të zhvilluar në Bundestag, pata kënaqësinë të takoj dhe falënderoj Kryetarin e Bundestagut (Parlamentit) Dr Wolfgang Schäuble, për angazhimin në mbështetje të Shqipërisë.

Diskutova për situatën e rëndë politike në Shqipëri, dhe luftën e opozitës për largimin e qeverisë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, me deputetët Josip Juratovic, Johannes Selle, Volkmar Klein etj.

Ndërkohë dje, gjatë qëndrimit në Berlin, Mediu zhvilloi takime në Bundenstag me anëtare te Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD. Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schëartz, Bernd Rutzel etj.

Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri janë prezent në cdo takim. Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues qëllimisht, po shkatërrohet pluralizmi politik, vjedhja e votave nga bandat me urdhër të Rilindjes në 2017 e kanë futur Shqipërine në një krize të paprecedentë. Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farsë në 30 qershor, vetëm me një kandidat të zgjedhur prej tij. Shqipëria është në prag konflikti prandaj mbeshtetja e Bundestagut vecanërisht deklarata e Z Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt janë një mbeshtetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.