Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani është lënia e Presidencës së radhës së OSBE-së në duart e kryeministrit Edi Rama, nuk është problem i këtij të fundit, por i atyre që ia lanë.

Manjani shkruan në Facebook se dy rrugë janë: ose duhet t’ia heqin nga dora, ose ti vënë drynin edhe OSBE se s’ka më asnjë fije fytyrë të flasë për demokraci, siguri, zgjedhje e media të lira.

POSTIMI I PLOTË

Lënia e drejtimit të OSBE në duart e Edi Ramës, nuk është problem i këtij të fundit, por i atyre që ia lanë.

Dy rrugë janë: ose do duhet t’ia heqin nga dora, ose ti vënë drynin edhe OSBE se s’ka më asnjë fije fytyrë të flasë për demokraci, siguri, zgjedhje e media të lira.

Le pastaj t’i kërkojë hesap Putin apo Erdogan për këto gjëra…

Opsioni që të dënohen sjelljet thellësisht antidemokraci që Edi Rama i bën Shqipërisë duket i vakët.

Kur mendoj që Palmeri pranoi votimet antikushtetuese, s’kam ndonjë shpresë më

Ja pafshin hajrin! Ndoshta e meritonte këtë fund edhe OSBE.