Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka spastruar shërbimin diplomatik në institucionin që drejton.

Cakaj tha se ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet me disa punonjës ndërsa theksoi se numri i të prekurve mund të shkojë mbi 20.

"Largim nga puna për ata që nuk përmbushin detyrimet. Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për nevojat reale të punës. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor. Duke vlerësuar njëkohësisht, hapjen e dyrve të shtetit për të rinjtë ekselentë të vendit si avantazh të madh që duhet shfrytëzuar e doemos për të ripërtërirë administratën tonë, komunikoj se kemi gati thirrjen publike për vakancat e krijuara nga vala e pastrimit në shërbimin tonë diplomatik, Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e krushqive, por e të gjithëve pa dallim dhe meriton të përfaqësohet nga të dalluarit që punojnë me mendje, shpirt e shërbejnë me pasion me kapacitet të plotë profesional e moral", tha Cakaj.