Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha se shkrimi i gazetës më të madhe gjermane, “Bild” me titullin "Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë" është i sponsorizuar nga opozita e bashkuar.

Sipas deputetes Gjylameti, sulmet e PD-së dhe LSI-së edhe në gjuhë të huaj vijnë për shkak se opozita nuk ka asnjë vizion për të tashmen.

"Opozita boton në mediat ndërkombëtare shpifjet e saj. Shkrimi ishte një tjetër përbaltje për Shqipërinë. Askush nuk e beson atë artikull, ku për burim ishin një ish-ministër i opozitës së sotme dhe gazetarë dukshëm të njëanshëm. Kjo opozitë vetëm shpif dhe bën zi Shqipërinë në Europë dhe në botë, duke dashur të shkatërrojë të ardhmen, pasi nuk ka vizion për të tashmen", tha Gjylameti.