Shtyhet gjyqi për Tahirin: Po zvarritet politikisht! Kërkoj vetëm drejtësi

19/06/2019 - 11:09

Është shtyrë për datën 3 korrik gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për "korrupsion të zyrtarëve të lartë", "trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim" dhe "grup i strukturuar kriminal".

Bashkë Tahirin, në gjykim janë edhe tre ish-zyrtarë të policisë në Vlorë, Jaeld Çela i cili ka paraqitur një prokurë me anë të avokatëve të tij, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, asnjëri prej të cilëve nuk u paraqit në gjyq.

"Boll kohë është humbur. Ju e dini shumë mirë që të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë të provosh përgjegjësinë", tha Tahiri për gazetarët jashtë gjykatës.

I pyetur për një status të pak ditëvë me parë për gabimet në PS, ish ministri u shpreh se sot nuk është momenti që të bëjë politike.

"Nuk është momenti im të bëj politikë tani këtu. Jam ministri më jetëgjatë jam edhe më i miri madje. E kam boll një gjyq politik", tha ai, duke shtuar se kërkon që gjyqi i tij duhet të mbarojë pasi po zvarritet për arsye politike.

"Unë mendoj se nuk ka nevojë të zgjatet asnjë seancë më shumë. Kam arsye, besoj se ka shumë që janë të interesuar. Më duket se jam i vetmi që jam i interesuar për drejtësi. Nuk ka seancë që unë të bëj politikë. Unë kërkoj vetëm drejtësi, mundësisht të bëj seancë ditë për ditë. Nuk ka më kohë për të humbur. U bënë 2 vjet që zvarritet kjo histori. Unë nuk e kuptoj pse, edhe pse kam dyshimet e mia që po zvarritet për arsye politike. Unë di një gjë që ky proces nisi në Itali me përgjime e Italisë që më pas erdhën në Shqipëri. Unë jam hetuar atje dhe e dhanë verdiktin e tyre në një kohë shumë të arsyeshme. Ajo karroca që patë, janë vetëm materialet e Italisë", tha Tahiri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD-së, kreu demokrat Lulzim Basha parashtroi pjesë nga programi i opozitës.

Udhëzimi i parë i prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela është nxjerrë në funksion të krijimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Përmes një postimi në Twitter, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Ara

Ish-kryeministri, Sali Berisha, teksa ishte i pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor

I ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të FRPD-së Christian Kremer, zv sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popu

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike Dorjan Teliti, vizitoi sot disa pronarë biznesesh në Durrës, të cilët janë prekur nga tërmeti

Kjo e diel bën nëntë vite nga dita kur shqiptarët filluan të lëviznin të lirë pa viza në Europë.

Tërmeti i 26 nëntorit e ka shndërruar pjesërisht Durrësin në një qytet fantazëm.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka reaguar pas urdhër arresteve të firmosura ditën e sotme nga Policia e Shtetit.

Kreu i Partisë Socialistë në Manzë, Armand Basha ka reaguar pas akuzave të PD-së se familja e tij ka përfituar 3 bonuse qiraje nga Bashki