Shtyrja e afatit të kolaudimit për 3 muaj, ministrja Balluku: Do të kufizojmë rrezikun që vjen prej pandemisë

28/01/2021 - 12:40

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur në Kuvend për aktin normativ që vendos zgjatjen me 3 muaj të afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik të mjeteve me motor dhe rimorkio.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi se kanë marrë këtë vendim për të ruajtur sigurinë fizike të operatorëve dhe qytetarëve duke zbatuar udhëzimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

"Nga ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të transportit Rrugor është propozuar që duke pasur parasysh këtë fakt teknik, mos amortizimin e këtyre mjeteve, por mbi të gjitha nevojën për të kufizuar rrezikun që vjen prej pandemisë kemi kërkuar që të shtyhet vlefshmëria e afatit të kontrollit teknik me 3 muaj.

Për të qenë në një linjë me të gjithë udhëzimet e Komitetit Teknik Ekspertëve, si dhe për të ruajtur sigurinë fizike të operatorëve dhe qytetarëve kemi vendosur të shtyjmë afatin e vlefshmërisë së certifikatës të kontrollit teknik me 3 muaj.

Qytetarët që kanë apo kanë pasur datën e kontrollit teknik në këto 3 muaj, ata kanë edhe 3 muaj kohë për të përcaktuar datën e kontrollit të radhës.

Efekti primar i vendimit është se do ketë ulje të grumbullimit dhe të radhëve duke ulur rrezikut për jetën e qytetarëve. DPSHTRR është duke marrë masat për sigurinë e operatorëve dhe qytetarëve.

Duke votuar këtë akt normativ për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës të kontrollit teknik, për mjetet me motor dhe rimorkio, ne kemi mundësi të shtojmë sigurinë duke siguruar një shërbim të përshtatshëm brenda kushteve të përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve.", tha ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme.

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS, e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme.

Analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi ka marrë një rol të rëndësishëm në Partinë Demokratike.

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyll

Dalin disa nga vendet ku garojnë emra të njohur të PS-së. Mësohet se Pandeli Majko do të jetë i 19-ti në Tiranë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet kryeministri Edi Rama ka përdorur figurat publike me futjen në listat për kandidate për depute

Partia Demokratike ka përcaktuar edhe kandidatët që do të jenë emrat e parë në listën e Durrësit.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD janë konfirmuar edhe emrat të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit në disa qarqe të ve

“Nisma Thurje” ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 prillit.