Shtyrje afati për OFL, Lleshaj: Kemi 1500 pasuri që presin

30/11/2020 - 20:22

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se janë  më shumë se 1500 pasuri që presin të verifikohen përmes OFL. Gjatë një interviste televizive, Lleshaj tha se akti normativ për veprimtarinë e OFL do të shtyhet, në mënyrë që gjykata të ketë mundësinë të veprojë.

I pyetur në Abc news, lidhur me rastin e pronave të Lulzim Berishës dhe kthimin që ju bë atyre, Lleshaj tha se vendimi për to ka të bëjë me gjykatën administrative.

Më thuaj sa e suksesshme ka qenë OFL?

Janë mbi 1500 pasuri të cilat presin radhën për vendimin përfundimtar.

Keni frikë se do i kthejë gjykata?

Jo, nuk kemi frikë nga gjykata, GJKKO ka kaluar procesin e vettingut dhe jemi të bindur se provat e paraqitura nga policia është i asaj natyre, sa është e pamundur të kemi surpriza negative.

Po rasti i Lul Berishës, që janë rikthyer?

Jo, nuk janë kthyer provat që kanë qenë subjekt i OFL-së është histori tjetër që ka të bëjë me gjykatën administrative të Durrësit. Nuk besoj se kemi surpriza negative. Janë 1500 pasuri që presin vendimin e gjykatës.

Ka gjasa që të legalizohen këto pasuri?

Nuk besoj. Ka anomali të madhe të padiskutueshme, nuk ka asnjë gjykatë që ta injorojnë këtë.

Po çfarë bëhet me njësinë “Fast”?

Janë disa njësi të reja që janë shtuar. Njësia “K” ka për detyrë kapjen e personave që i janë shmangur drejtësisë. Për 30 vitet e fundit janë shmangur mijëra vetë, detyra e kësaj njësie është kërkimi, dhe ka filluar nga puna. Janë qindra raste të kapura nga kjo njësi për llogari të drejtësisë sonë.

Ju kishit një objektiv me OFL-në, do ta shtyni?

Akti Normativ do të shtyhet që gjykata të ketë mundësi të përfundojë vendimmarrjen, ndërkohë që policia do ta mbyllë deri në fund të dhjetorit volumin kryesor të punës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shpallur dëshmorë viktimat e 21 janarit pas 8 v

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga ankesat e qytetarëve ndaj qeverisë "Rama".

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 101-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, duke thënë se në këtë kongres u morën vendimet më të rëndësishme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar këtë të enjte kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli se

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Koço Kokëdhima ka thënë se një dekadë pas vrasjes shtetërore përballë kryeministrisë, drejtësia nuk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur ”Dëshmorë të Atdheut” të vrarët e 21 janarit 10 vite më parë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një video konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Ti

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me votuesit për here të parë në zonën e Laprakës në Tiranë.

Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, është takuar me të rinj të lagjes nr.17.