Konferenca e Donatorëve i ka kaluar pritshmëritë e kryeministrit Rama dhe jo vetëm, por edhe nevojat e Shqipërisë për procesin e rindërtimit. Rama shprehet pa fjalë për 1.15 miliardë eurot e mbledhura në Konferencën e Donatorëve.

Në Bruksel, Rama citoi Biblën dhe Kuranin bashkë ndërsa nuk fshehu emocionet kur tha se shifra shkonte përtej imagjinatës së tij dhe se kishte mbetur pa fjalë.

“Kjo është një wow, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim nevoja ishte kaq e madhe. Nëqoftëse arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% mund të ndihemi të suksesshëm.

Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them por më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund ta shpjegoj këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla ku thuhet “Në një frumë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzohen’’. Dhe ndërsa citoj Biblën, nuk mund të rri pa cituar edhe Kuranin. “Njerëzimi është një komb i vetëm’’.”- tha Rama.