Shumica në pushtet do të provojë të votojë sërsish sot ligjin për shkollën e Magjistraturës, që i hap kështu rrugë emërimeve në sistemin e drejtësisë.

Miratimi i tij është cilësuar i domosdoshëm për të plotësuar vakancat në sistemin e drejtësisë, por ligji kërkon 84 vota.

Për këtë arsye kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka drejtuar thirrjen në drejtim të opozitës, posaçërisht ndaj LSI për të përkrahur këtë ligj me votë.

Sipas Ballës, LSI duhet të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi por nga partia e Monika Kryemadhit deri tani ka ardhur refuzimi për këtë votë.

Mbetet për tu parë nëse shumica do të mund të sigurojë votat. Aktualisht PS-ja së bashku me aleatët nuk shkojnë më shumë se 78 vota.