Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me një ‘incident’ që ndodhi gjatë fjalës së kreut të ekzekutivit Edi Rama sot me artistë, ku ky i fundit nuk i dha fjalën aktorit Robert Ndrenika.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha e cilësoi këtë veprim një sjellje. Mes të tjerash Berisha tha se ‘piktori deshtak apo pseudoartisti ftoi sot artistet ne kryeministri per t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombëtar por nuk u jep fjalen’.

REAGIMI I BERISHËS:

I fton por nuk u jep fjalen! Turp dhe vetem turp!
Piktori deshtak apo pseudoartisti ftoi sot artistet ne kryeministri per t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombetar. Artisti i mirenjohur Robert Ndrenika nisi te flase nga vendi. Piktori deshtak i kthehet dhe i thote te shihte njehere projektin dhe pastaj te merrte fjalen. Nderkohe pseudoartisti Rama, sapo mbaroi paraqitja e projektit nga nje arkitekt danez, nderpreu transmetimin dhe vet u largua nga salla duke u thene te pranishmeve “une po iki, tani ju vazhdoni diskutimet”. Nje turp i papare! sb