“Si do e shkulim Fiqon”, PD reagon pas publikimit të SMS-ve të ministres: Nuk ka për t’ia dalë dot!

08/02/2019 - 17:17

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka reaguar në emër të PD pas publikimit të disa mesazheve që kishte shkëmbyer ministrja Belinda Balluku me deputetin e PS, Sadri Vorpsi.

Balluku dhe Vorpsi diskutonin mes tyre për zgjedhjet e 2019 ku shkruanin se si do largonin nga posti kreun e Bashkisë Vlorë, Fiqiri Imaili.

Pas publikimit të bisedave Hasa shkruan se ministrja Balluku nuk ka për t’ia dalë dot. “Nga ana tjeter, njesoj si me ministrat e korruptuar, qe i largoi per t’i shpetuar drejtesise, Edi Rama po mundohet te shpetoje nga drejtesia kryebashkiaket e faktuar per lidhjet e tyre me krimin dhe shitblerjen e votave, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon, duke mos i kandiduar me”, shton demokrati.

POSTIMI I PLOTË:

Autorja e abuzimeve miliona euro dhe e megamashtrimit me Air Albania, me urdher te Edi Rames paska nisur aksion per te mobilizuar krimin dhe parate e korrupsionit per te kapur Bashkine e Vores. Nuk ka per t’ia dale dot!

Nga ana tjeter, njesoj si me ministrat e korruptuar, qe i largoi per t’i shpetuar drejtesise, Edi Rama po mundohet te shpetoje nga drejtesia kryebashkiaket e faktuar per lidhjet e tyre me krimin dhe shitblerjen e votave, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon, duke mos i kandiduar me.

As krimi, as droga, as parate e korrupsionit nuk do ta shpetojne dot qeverisjen kriminale te Edi Rames.

Ligji do te coje ne burg politikanet e lidhur me krimin dhe korrupsionin qofshin ose jo ne detyre.

Organizates mafioze te rilindjes i ka ardhur fundi.

Me 16 shkurt te gjithe se bashku per goditjen finale!

Zbardhja e bisedës:

Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin
Vorpsi: Po po, e di
Balluku: Dhe po e bën shumë mirë
Vorpsi: Eshtë djalë super ai
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë. Mësohet se 28 de

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer për rishqyrtim një tjetër ligj.

Lideri i opozitës Lulzim Basha, zhvilloi një takim informal me strukturat e PD në Malësi të Madhe, ku dha disa mesazhe të rëndësishme për

Partia Demokratike pretendon se deklarata e KQZ në lidhje me transportimin e fletëve të votimit në Vaun e Dejës nuk qëndron.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se do të ketë ndëshkime të rënda për ato biznese që nuk japin kupon, nuk regjistrojnë apo

I ftuar në rubrikën “Opinion në News24, ministri Bledi Çuçi, komentoi mbledhjen e sotme të kryesisë së PS, ndërsa u ndal edhe ne menaxhim

Në kuadër të punimeve të takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e J

Nënkryetari i Lëvozjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me ndryshimin e ligjit për rezervat ma

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo në një dalje për mediat akuzoi qeverinë se ka planifikuar sërish rritjen e taksës së

Gjatë një takimi me prefektët, Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj ka komentuar edhe deklaratat e kryebashkiakëve të djathtë, të cilët ja