22/05/2020 - 21:37
Kryeministri Edi Rama është kujtuar vetëm pak minuta më parë të njoftojë qytetarët për mënyrën e lëvizjes në fundjavë.
“KJO FUNDJAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA
TA KALONI SA MË QETË” – shkruan Rama.
Nesër dhe pasnesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Fundjavën e kaluar, policia në Durrës u kujtonte njerëzve në shëtitoren "Taulantia", në zonën e plazhit apo në rrugët kryesore që të ktheheshin në shtëpi. Qyteti bregdetar vazhdon të mbetet zonë e kuqe, së bashku me 4 bashki të tjera Tiranë, Krujë, Kurbin dhe Shkodër.
Prindërit me fëmijët do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Nesër do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 21:00. Të dielën të gjitha mbyllur. Në zonat e gjelbra qarkullimi mbetet i hapur.
/portali DurresLajm/