"Situata e Covid jashtë kontrollit", Spahia: Paguhen PPP për shëndetësinë por vatrat nuk gjurmohen

13/07/2020 - 19:16

Në një postim në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Bardh Spahia thotë se kryeministri Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19, e cila sipas tij ka dalë jashtë kontrollit.

Spahia shkruan se edhe pse numri i viktimave rritet çdo ditë, Rama hesht, edhe pse virusi tashmë ndodhet në pothuaj cdo institucion publik.

"Heshtja në fakt zbulon mungesën e një plani konkret, të cilin qeveria duhej ta kishte gati e ta ndante me qytetarët.", thotë ai.

POSTIMI I PLOTË

QEVERIA E DESHTUAR, SI LAJMETARE VAKIE E PA STRATEGJI!!!

Ky është roli që po mbajnë fatkeqësisht autoritetet që prej 8 Marsit! E qartë është se Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19! Javët e mbylljes së shqiptarëve nuk u shfrytëzuan për ndërtimin e një strategjie konkrete pas hapjes, pasi u bë e qartë se tashmë do bashkëjetohet edhe me këtë virus.

Apatia për të reaguar dhe numri ende i ulët i testimeve, kur situata ka dalë jashtë kontrollit, për shkak të mungesës së një strategjie ka bërë që shifrat të rriten shumë më tepër se në muajt e parë të pandemisë. Këto shifra në rritje po bëjnë që Shqipëria të mbetet në listën e vendeve që e kanë të ndaluar hyrjen në vendet e BE.

Në këtë panoramë, Edi Rama hesht edhe pse numri i viktimave rritet për ditë, edhe pse virusi tashmë ndodhet në pothuaj cdo institucion publik! Heshtja në fakt zbulon mungesën e një plani konkret, të cilin qeveria duhej ta kishte gati e ta ndante me qytetarët. Në këtë mënyrë secili do kishte rolin e vet të qartë. Sic shihet llogari I kërkohet vetëm qytetarëve, nga institucione që vetë kanë shkelur protokollet e janë bërë të pasigurta për shëndetin e qytetarëve! Eshtë skandaloze që Shqipëria të ketë kaq shumë vatra infeksioni, të zbuluara jo nga gjurmimi, teksa paguhen kontrata PPP për shëndetësinë!!!!

Vetë institucionet e kujdesit shëndetësor janë vatra të nxehta infeksioni dhe heshtja apo mohimi i këtij realiteti, bën dyfish përgjegjës ata që paguhen për sigurinë shëndetësore të qytetarëve!

Dështimi i Edi Ramës nuk mund të mbulohet me lajmet e hidhura që përcillen cdo ditë nga ministria e shëndetësisë! Ajo nuk është punë! Eshtë indiferencë dhe terror publik, ndërsa duhet vepruar sa më shpejt me një strategji për të stabilizuar së pari këtë situatë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekspertja e Task Forces Anticovid pranë PD, Liliana Shyqyriu, përmes një postimi në rrjete sociale renditi disa rekorde negative, si♪5 th

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Malësinë e Madhe për të zhvilluar takime me strukturat e kësaj

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Florian Hackaj dhe Bledar Mali

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar në Facebook detyrimet e prapambetura të qeverisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan në Facebook se edhe testet serologjike po dalin me rezultat të gabuar, duke shtuar se edhe kë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nahib Berri

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, del kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për sh

Presidenti, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, i cili tregon se ka një përkeqësim të s

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërndarë në rrjetin e tij social një postim të ish-kryeministrit Sali Berisha.