Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ditën e nesërme do të rifilojë mësimi.

Shahini ka inspektuar nga afër punimet në disa shkolla të vendit, të cilat kanë patur dëmtime dhe plasaritje të mureve, ndërsa thekson se vetëm dy shkolla nuk do hapen ditën e nesërme, ndërkohë që të tjerët do t’i kenë mësim normalisht.

POSTIMI I PLOTË

Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë.

Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër.

Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim.