"Situata politike është anormale, kjo qeveri nuk i organizon dot zgjedhjet"

Postuar: 20/04/2017 - 23:17

Agron Duka thotë se vetë situata në të cilën ndodhet vendi, sipas tij, kanë detyruar opozitën që të dalë në protestë me kërkesa jonormale karshi mazhorancës.

Duka foli në Top Story, i ftuar së bashku me Taulant Ballën, Paskal Milon dhe Nard Ndoka.

“Nuk është një situatë normale. Këto 2-3 vitet e fundit ka patur probleme që nuk i ka patur përpara vendi, si kanabisi dhe përfshirja direkte e njerëzve me rekorde kriminale në politikë”,tha ai.

Sipas Dukës, kjo situatë justifikon kërkesën për qeveri teknike.

“Këto nuk janë kushte normale dhe në kushte jonormale, kërkesat nuk janë dhe nuk mund të jenë normale, duke mos patur asnjë fije besimi që me këtë mazhorancë mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai.

Këto shqetësime të opozitës, Duka thotë se janë ngritur nga vetë një pjesë e mazhorancës.

“Organikisht PS dhe LSI nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, por bashkohen vetëm kur u cënohet pushteti. Ne nuk i besojmë ofertës së kësaj mazhorance për zgjedhjet”, u shpreh ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, foli pë

   Partia Demokratike është mbledhur për të kujtuar dhe festuar 27 vjetorin e krijimit të saj dhe të ndryshimit të sistemit në vend.

   Përmes një statusi në Facebook, ish deputeti demokrat Astrit Patozi ka komentuar 27vjetorin e themelimit të PD-së.

   Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanović, në kuadër të vizitës së

Partia Demokratike feston sot 27 vjetorin e krijimit si forcë politike, e cila do të sillte ndryshimin e jetëve të miliona shqiptarëve pa

*Prag 2018-ta, lirohen vendet e drejtorëve në bashkinë e Durrësit.

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për çështjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, nisur nga debatet mes maxhorancës dhe opo

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI-së, ka ngritur zërin sot për një emergjencë kombëtare: "Kryeministri do që të vjedhë kryeprokurorin,

Kryeministri Edi Rama e ka nisur përshëndetjen e tij të mëngjesit këtë të hënë, me një lajm të mirë për vendin tonë.