Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i është përgjigjur zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i cili e cilësoi një skeç të orkestruar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale.

Spiropali shkruan në Twitter se Meta flet për skeç të orkestruar pasi nuk ndikon dot mbi trupin gjykues.

“Ai momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe flet për skeç të orkestruar, fiks si ai momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima!”