Ish-deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ne Facebook pas lajmeve të publikuara në media lidhur me një skualifikim të mundshëm të tij nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në përgjigje të lajmeve të cilat nuk janë konfirmuar zyrtarisht, Shehu shprehet se vendimi i vërtetë për të ka qenë votimi i kryer nga anëtarësia e Gjirokastrës.

Në qëndrimin e tij, Shehu nuk e bën të qartë nëse ka apo nuk ka informacion lidhur me vazhdimësinë e tij në garë, ndonëse lajmet e publikuara në media i cilëson hamendësi mediatike.

Postimi i plotë:

Ne pergjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te nje «komisioni», po rendis disa rreshta.

Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje «komisioni», kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vleresuese.

Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismetaret e PD, si kryetar i saj, minister, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:

1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statuore te saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter.

2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi antaresia e PD se Gjirokastres, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, vecanerisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate», sic edhe ka ndodhur.