Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca kërkon nga partitë politike që të tregojnë kujdes me kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas diplomatit të Brukselit, krerët e partive politike kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për integritetin e lartë të kandidatëve për deputetë.

“Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE-së dhe të mos lejoj që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje. Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit.”