Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se është gati të bashkëpunojë me Kim në këtë vit, të cilin e konsideron si të rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Mirëseardhje ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim. Gati të nisim punën së bashku për të vijuar bashkëpunimin BE- SHBA në Shqipëri, në kontekstin e perspektivës europiane të vendit.

2020 është një vit i rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë.”, shkruan ai.