Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fotot e 10 prej nxënësve të shkëlqyer për të uruar ditën e parë të shkollës.

Teksa poston fotot e tyre, ai u uron “455 mijë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, mësuesve e prindërve të tyre në të gjithë Shqipërinë, një Vit të Ri Shkollor sa më të mbarë”.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me këta 10 yje që shkëlqejnë me shembullin e tyre në çdo lëndë mësimi, ju uroj të 455 mijë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, mësuesve e prindërve të tyre në të gjithë Shqipërinë, një Vit të Ri Shkollor sa më të mbarë