Spartak Braho: Elvis Çefa vodhi 10 milionë m2 tokë në Durrës

12/07/2014 - 12:10

Tiranë, 12 korrik 2014 - Pak ditë pas vendimit të marrë nga KLD për gjyqtarin Gjin Gjoni dhe mbledhjet e zhvilluara në mënyrë të fshehtë, kryetari I Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, akuzoi Çefën si grabitës të 10 milion m2 tokë në Durrës. Deputeti i LSI e ka cilësuar Çefën si një vjedhës ordiner, ndërsa gjyqtarin Gjin Gjoni si një njeri të penalizuar.

“Në krye të kësaj rezolute, si nënkryetar i këtij Këshilli ishte Gjin Gjoni, një njeri i penalizuar. Ai merr pjesë në këtë Këshill dhe jep leksione moralizuese. Shikoni kush e drejton Këshillin e Lartë të Drejtësisë: Elvis Çefa. Një vjedhës ordiner. Vetëm me një firmë ka grabitur 10 milionë metra katrorë tokë në Durrës”,- tha Braho, ndërsa ka vënë theksin te mbledhja e fundit e KLD.

Sipas tij, ky institucion është kthyer në një sekt puçistësh të rrezikshëm për drejtësinë, të cilët sipas Brahos komplotojnë kundër Kushtetutës dhe reformave në drejtësi.

“Mbledhja e fundit e KLD-së dëshmoi edhe një herë se ky institucion është kthyer në një sekt pa identitet. Është kthyer në një sekt puçistësh të rrezikshëm për drejtësinë, të cilët komplotojnë orë e çast kundër Kushtetutës dhe kundër reformave që kërkon sot sistemi i drejtësisë. Ata përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit”,- u shpreh Braho.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ftuar në emisionin “5 Pyetje me Babaramon” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se i gjithë aksioni i opozitës në vitin 2019 nuk

Sikurse ishte njoftuar, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformen Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i jane drej

Pas votimit të Artur Metanit si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ka reaguar Partia Demokratike.

Milva Ekonomi është zgjedhur nga Kuvendi si drejtuese e Komisionit të Ekonomisë.

Kuvendi ka zgjedhur në seancën e parë plenare për vitin 2020 kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar rreth tenderit që Ministria e Brendshme i ka dhënë bashkëshortes së Agim Kajmaku

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka një thirrje për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka tha se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër në mënyrë që kjo

Në një deklaratë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Edi Rama të merret si i pandehur për foton