Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas triumfit të kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës gjatë mbrëmjes së të hënës. Kuqezinjtë triumfuan në transfertën e Moldavisë në shifrat e thella 0-4, ndërsa Kosova priti në stadiumin “Fadil Vokrri” Malin e Zi, ku dhe fitoi 2-0.

Edhe pse dhuroi spektakël kundër Moldavisë, Shqipëria zyrtarisht ka mbetur jashtë “Euro 2020”.

Shefi i qeverisë ka shpërndarë edhe një foto, ndërsa në përshkrimin e saj në “Facebook” , Rama nuk e fsheh dot gëzimin që ka përjetuar duke shkruar “SUPER MBRËMJE”.