Spiropali: PS-së i duhet një mandat i tretë me Ramën kryeministër!

09/11/2019 - 11:32

Nën moton “Ti Zgjedh”, nga Parku Olimpik, Partia Socialiste ka nisur takimin me strukturat në të gjithë vendin për t’u përgatitur për zgjedhjet e brendshme të partise, që do të mbahen në datë 16 Nëntor.

Takimin e hapi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila gjatë fjalës së saj para të pranishmeve, duke e quajtur kthimin pas atal për vendin ka deklaruar se PS i duhet një mandat i tretë në zgjedhjet e 2021, me Edi Ramën kryeministër.

“Në janar presim të kemi një proces të jashtëzakonshëm me të gjithë prurjet e reja për të zgjedhur Asamblenë dhe strukturat drejtuese. Kjo është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021, me Edi Ramën kryeministër dhe PS si mazhorancë. Është i rëndësishëm ky mandat për të vazhduar rrugën tonë. Çdo kthim mbrapa do të ishte jo vetëm i dëmshëm, por fatal për Shqipërinë”, tha Spiropali.

Ministrja theksoi se PS nuk ka zgjedhur rrugen e lehte, por “rrugën e përballjes me të vërtetën, rrugën e transformimit”.

“Ne zgjodhëm rrugën e përballjes me të vërtetë, rrugën e transformimit të drejtësisë, rrugën e punës të luftës kundër informalitetit. Ne zgjodhëm të jemi një qeveri e përgjegjshme, jo për brezin që shkoi, po për brezat që do të vijnë dhe që duan një Shqipëri Evropiane. PS nuk e ka qëllim në vetvete pushtetin, por e ka mjet për të transformuar jetët e njerëzve, për të ndryshuar mendësitë, për të transformuar qytetet. Mjafton të hedhësh sytë në Tiranë, për të cilin mund të themi se është qyteti më i mirë në rajon”- tha ajo.

Sipas Spiropalit, Rilindja Urbane transformoi shumë nga qendrat tona, jo vetëm Tiranën, por edhe Kavajën, së shpejti edhe Kamzën, me kryebashkiakun e ri, një qendër ku njerëzit nxirreshin si turma për të ardhur në Tiranë e për të djegur kryeministrinë.

“Më 30 qershor ne nuk votuam vetëm për të zgjedhur kryebashkiakët, se ato do t’i zgjidhim edhe me PD përballë, por ne votuam për të thënë se Shqipëria është shtet dhe askush nuk mund ta marrë peng. Asnjë forcë e errët nuk mund të marrë peng procesin demokratik dhe të hedhë në erë të ardhmen, ndaj ndërkombëtarët na mbështetën”- theksoi ajo, duke shtuar se “është kjo arsyeja pse prej shtatorit ne kemi nisur procesin e jashtëzakonshëm të riorganizimit të PS në çdo qelizë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas publikimit të draftopinionit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli një përplasje tjetër mes maxhora

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim përshëndeti takimin e radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Partia Demokratike ka kërkuar sot shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, referuar deklaratave të tij p

Presidenti Ilir Meta vjen sërish me një mesazh për qytetarët shqiptarë, po ashtu dhe për klasën politike.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me pamjet që publikoi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Vel

Presidenti Ilir Meta shpreh kënaqësi për përparimin në tryezën e reformës zgjedhore për çështjen e Kodit.

Përfaqësuesi i PD në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka propozuar futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të premte se shpreson shumë që Këshilli Politik ta përfundojë me sukses punën për Kodin Zgjedhor.

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet e Kuvendit.