Kryeministri Edi Rama ndodhet në fshatin Daullas në Fier bashkë me përfaqësuesit e kompanisë turke që kanë marrë përsipër punën e ndërtimit të spitalit rajonal në Fier.

Përfaqësuesi i kompanisë thotë se puna do të fillojë nesër dhe se është një punë e vështirë por do t’ia dalin. Ai ka dhënë detaje në lidhje me projektin që do të kushtojë 60- 70 milionë euro, financuar nga presidenti i Turqisë, Recep Taypp Erdogan.

“Do të fillojmë nesër duhet të kryqëzojmë gishtat dhe t’ia dalim. Ne e dimë shumë mirë marrëdhënien e Shqipërisë dhe Turqisë. Projekti kushton 60- 70 milionë euro, në kulmin e punës do të ketë 1 mijë deri në 1200 punonjës që do të punonjë 3 turne, 24 orë në 24. Do të ketë edhe punonjës shqiptarë, 20-30% e tyre do të jenë shqiptarë. Disa prej produkteve do të jenë shqiptare dhe një pjesë do të vijë nga Turqia”, tha ai.