Statusi, 5 vende të BE propozojnë qershorin e 2014

17/12/2013 - 16:49

17 dhjetor 2013- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë të ndarë në qëndrimet lidhur me propozimin e Komisionit Europian, për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, pavarësisht se të gjithë njohin përparimin e bërë.

Ndërsa shumica e tyre janë në favor, burime diplomatike i thanë "Zërit të Amerikës", se pesë shtete anëtare, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka, kanë propozuar në mbledhjen e pasdites së sotme, një ndryshim në tekstin e projekt përfundimeve, ku kërkojnë që statusi të jepet qershorin e ardhshëm.
 
“Këshilli mirëpret veprime të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe angazhimin e qeverisë së re për të intensifikuar përpjekjet në këtë fushë. Këshilli shpreson të marrë një vendim lidhur me dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë në qershor 2014, në varësi të miratimit nga Këshilli Evropian, me kusht që Shqipëria ta vazhdojë përparimin inkurajues të arritur deri tani”, lexohet në tekstin e propozuar nga 5 shtetet anëtare, ku janë dhe ato me peshën me të madhe në Bashkimin Europian.
 
“Këshilli do të shqyrtojë mbi bazën e një raporti që do të paraqitet nga Komisioni në muajin qershor, zbatimin e qëndrueshëm të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar”, përfundon teksti i propozuar.

Javën e kaluar, tetë vende anëtare, përmes një letre drejtuar presidencës lituaneze të BE-së dhe Përfaqësues së lartë për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, u shprehën në favor të statusit për Shqipërinë duke vlerësuar se ajo i kishte përmbushur detyrimet e saj.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka reaguar pas lajmit se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë vetëkarantinuar, pasi 2

Kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale situatën e rëndë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar sërish kryeministrit Rama që të mbyllë fasoneritë, call center-at dhe fabrikat me numër të madh puno

Kryeministyri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të avionit "Lasgushi" i cili prej ditësh transporton pajisje mbrojtëse mjekësor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve, se 9 aktet

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje-daljeve për të bërë pazar.