Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me deklaratat e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Me demek, meqenëse “D.E.A.” amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi “integruar de facto në SHBA”, madje për meritë të Saje qorrit, “të pandehurit” më të suksesshëm që keni patur?! E vërteta është krejt e kundërta!”- shkruan Strazimiri, në përgjigje të deklaratave të ministrit Lleshaj, ditën e sotme në çeljen e zyrës së Europol në Tiranë.

Sipas Strazimirit, shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!

“E vërteta është se:
– prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët.
* prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky vend nuk i ruan dot kufinjtë e vet.
* prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofkull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë!
Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë krimnaliteti!
” përfundon Strazimiri reagimin e tij.