Studentët vijojnë të jenë të palëkundur në qëllimin e tyre për plotësimin e 8 kërkesave dhe një grup prejt tyre vazhdojnë të protestojnë përpara kryeministrisë apo ministrisë së Arsimit.

As temperaturat e ulëta nuk i kanë ndalur ata, të cilët janë pajisur me ushqime e batanije për të qëndruar gjatë gjithë natës.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nga ana tjetër vazhdon me kërkesën që prej ditësh e ka bërë të ditur: Dialog.

Këtë ai e lajmëron disa herë gjatë ditës në daljet publike apo rrjetet sociale. Këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur story-n në Instagram,

Përmes një foto ku gjithsecili mund të përgjigjet ai shkruan: “Kur do flasim?”