Në një kohë kur poshtë zyrës së tij kanë mbërritur studentë dhe të ulur këmbëkryq presin zgjidhjen e kërkesave të tyre, vjen një tjetër reagim nga kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Instagram, Rama ironizon PD dhe LSI si dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, duke e cilësuar ‘artist’.

“Ah, tani që çunat e pdLSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë”, shkruan Rama.